Kamerat e sigurisë në qendrën mjekësore “St.George” në Bejrut kanë shfaqur momentin tmerrues të së martës së shkuar, pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në portin e kryeqytetit të Libanit.
Pamjet e publikuara nga AP tregojnë se shpërthimi ka shkundur objektin e ka thyer xhamat si dhe ka nxjerrë dyert nga vendet e tyre.
Video po ashtu tregon pasojat nga shpërthimi, me pacientë e staf që shihen të lënduar e që kërkojnë ndihmë.
Shpërthimi i 4 gushtit kishte lënë rreth 200 të vdekur e mijëra të plagosur.