Këshilltari nga radhët Lidhjes Demokratike të Kosovës, në kuvendin komunal të Podujevës, Mirsad Kamerolli ka folur për gjendjen e Shëndetësisë në Podujevë, njofton Llapi.info
Para foltores, Kamerolli theksoi se funksionalizimi i spitalit tani është në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas tij, rënia e Qeverisë Mustafa ka bërë që ky spital të jetë i mbyllur.
“Prej mas luftës në ndihmë për shëndetësi ka ardhur prej Qeverisë Mustafa. Është marrë vendimi për funksionalizimi i spitalit i cili tani është marrë nën menaxhimin e SHKUK-së është në kompetencë e Ministrisë dhe Ministrit aktual që ai të bëjë funksionalizimin e spitalit sa më parë. Rënia e Qeverisë e ka pengue funksionalizimin e spitalit. Katër muaj përpara se me ra Qeveria që na e kemi marrë vendimin, edhe u kanë e pamundshme funksionalizimi i spitalit për këtë katër mujor. Tani është përgjegjësi e Ministrit aktual. Ka rënë Qeveria programi nuk ka vazhduar” ka thënë Kamerolli.
Kurse, Bajram Ajeti nga VV i ia ktheu Kamerollit se për t’u bërë spitali të fillojë punën nuk është dashur të pritet Ministria.
“Nuk pritet prej Ministrisë me ardh ata e me bë funksionimin e spitalit. Është dashur këmbëngulja e kryetarit të komunës i cili ka premtue dhe ka marrë përgjegjësi për t’i ofruar këto shërbime, edhe këtë popull e ka gënjyer se do ta bëjë spitalin në funksion. Andaj duhet të bëhet një komision për këtë çështje se ku është e vërteta e jo me fjalë boshe” ka thënë ai.
Ndërsa, VV në Podujevë si pasojë e mos funksionalizimit e ka shpallur si të ‘vdekur’ këtë spital, duke vendosur edhe kurorë lule./Llapi.info