Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht  në fshatin Bardhosh, raporton Llapi.info

Siç mëson Llapi.info një kamionet ka goditur një këmbësor, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në bazë të një video të siguruar nga Llapi.info shihet se ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës./Llapi.info