Foto ilustrim

Dje në Kaçanik ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Në raportin e policisë thuhet se në aksident kishte qenë e përfshirë një kamionetë me targa vendore me drejtues një mashkull K/Shqiptar dhe një këmbësor, i cili pasi është goditur nga kamioneta ka vdekur.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishte pësuar këmbësori mashkull K/Shqiptar i cili menjëherë është dërguar në emergjencën e Ferizajt e më pas edhe në QKUK. Për shkak të lëndimeve të marra në aksident, i lënduari ka ndërruar jetë, ndërsa trupi i pajetë i tij me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.