Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi, ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti për shkelje të protokollit shtetërore për çështjen e marrjes së vaksinave.

Në seancën e Kuvendit që është duke u mbajtur, sipas Kamishit, ai që i pari do të duhej ta merrte vaksinën është presidenti i vendit, që në këtë rast, Glauk Konjufca është duke e ushtruar këtë post, përcjell Gazeta Insajderi.

“Në hierarkinë shtetërore të vaksinimit, në hierarkinë shtetërore i pari është presidenti do të duhej ta merrte Glauku, nëse jo të paktën të shkonit bashkë të merrni vaksinën. Por prapë konstatojë që keni bërë një shkelje të protokollit shtetëror, Glauku ish dashtë me marr i marrë”, ka thënë Haxhiu.

Derisa për këtë i është përgjigjur Konjufca, kryetari i kuvendit, duke i thënë se në protokoll kjo nuk e ekziston.

“E kom lexu me vëmendje protokollin po vaksinën nuk e kom gjetë kërkund”, i është përgjigjur Konjufca Haxhiut.