Klubi llapjan dje zyrtarisht është shpallur kampion vjeshtor në ‘Vala Superligë’ me 33 pikë në krye të tabelës, shkruan Llapi.info
Me këtë rast kryetari i Podujevës Veliu, përmes një postimi në rrjetin social ‘facebook’ ka uruar klubin llapjan, dhe të gjithë tifozët e FC Llapit.
“FC Llapi është kampion vjeshtor i Superligës së Kosovës në futboll.
Urime FC Llapi, tifozërisë “Legjendat” dhe gjithë futbolldashësve llapjanë” , ka thënë Veliu transmeton Llapi.info
Kujtojmë se dje në stadiumin e qytetit Llapi barazoi pa gola kundër mitrovicasve të Trepçës 89’, njëherit ishte edhe ndeshja e fundit në Superligë për stinorin vjeshtor /Llapi.info