Llapi dje ka mposhtur Gjilanin 1:0 me golin e Mirlind Dakut të realizuar nga penalltia, shkruan Llapi.info.

Pas ndeshjes, trajneri Tahir Batatina ka thënë se çështja e titullit është ende e hapur dhe Llapi ka gjasa.

“Po është e vërtet ne nuk kemi filluar mirë, kemi pasur munges të golave në fillim të stinorit pranveror por kemi bërë ndeshje të mira. Këto tri pikë kanë qenë të rëndësishme për skuadren që të rikthehet vetbesimi e ne duhet të vazhdojm me ritem të njejt edhe pse sot e kemi ditur se Gjilani është një skuadër e fort”.

Më tej Batatina tha “Mendoj se është kampionati më interesant mbas lufte në Kosovë, ku ende qështja e titullit nuk ka përfunduar ku me dy fitore rradhazi shkon lart në tabelë ndërsa ka fundi i kampionatit takohemi me skuadrat direkte për titull ku do t’i matim forcat me Dritën, Prishtinën e Lirinë që janë mbi neve” ka thënë ai.

Llapi me fitoren kundër Gjilanit, arriti në kuotën e 42 pikëve dhe gjendet në vendin e 4-të./Llapi.info