Sportisti me famë botërore Ilir Latifi do të jetë së shpejti në Tiranë për një turne promovues të MMA. Kampioni i peshave të rënda në Suedi dhe profesionist që prej vitit 2008 vjen për herë të parë në Shqipëri.

Sporti i MMA ka filluar të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe nëse flitet për disiplina luftarake siç është MMA, patjetër që mes tyre ka edhe emra shqiptarësh. E një prej më të njohurve është Ilir Latifi, i lindur në Malmo të Suedisë, por me orgjinë nga Kosova. Kampioni më famë botërore do të jetë në Tiranë nga 27 prill deri në 2 maj, për të zhvilluar një vizitë zyrtare, për të promovuar më tej sportin e MMA.

Ilir Latifi vjen për herë të parë ën Shqipëri dhe gjatë vizitës së tij disa ditore pritet të takohet me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa do të zhvillojë edhe disa stërvitje demonstrative me sportitë dhe të rinj të apasionuar të këtij sporti.

Latifi është një kampion i njohur i peshave të rënda në Suedi dhe si profesionist i këtij sporti që nga viti 2008, ai ka marrë pjesë në turnë të rëndësishëm si Shark Fights, Rumble of The Kings, dhe GLORY. Që prej muajit shkurt të këtij viti Ilir Larifi mban vendin e 4 në renditjen e peshave gjysmë të rënda në divizionin UFC.

Ilir Latifi vazhdon traditën e familje së tij, pasi i vëllai i tij Arben Larifi, i njohur ndryshe si “The King” është një prej pionerëve të MMA në Suedi dhe brezi i zi i Jiu-jitsu braziliane. Ilir Latifi e ka nisur karrierën e tij si mundës, për t’u spostuar më pas me ndikimin e madh edhe të të vëlait drejt MMA.

Ai numëron dhjetëra ndeshje në arenën ndërkombëtare dhe shumë tituj të fituar mes të cilave edhe dy titij kampion i Suedisë në mundje. Ilir Latifi i lindur nga një familje emigrantësh nga Kosova është rritur në lagjen Rosengård në Malmo, vend në të cilin është rritur edhe shoku i tij i fëmijërisë Zlatan Ibrahimovic. /Top Channel/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/kampioni-i-mma-ilir-latifi-se-shpejti-ne-tirane-525872/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright