Kandidatët e pranuar për studime të doktoratës në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës do të protestojnë të enjten para rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Kjo protestë vie pas vendimit të Universitetit të Prishtinës për të përsëritur provimin e doktoratës, të cilin e kundërshtojnë këta studentë.
“Ju njoftojmë që ditën e enjte me datë 08.04.2021, nga ora 12:00 do të vazhdoj protesta përballë rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nga studentët e Fakultetit Ekonomik, aty edhe do të prononcohemi për media. Avokati i Popullit e ka dhënë opinonin e tij” është thënë për media.
Edhe Agjencia Kundër Korrupsionit edhe Avokati i Popullit tashmë kanë dhënë opinionin e tyre në favor të këtyre studentëve.
Kujtojmë që kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik kanë protestuar edhe mëherët në lidhje me vendimin e marrë nga Universiteti i Prishtinës.