Kandidatët për kryetar të Podujevës sot e kanë nënshkruar deklaratën e zotimit për qeverisje të mirë, transmeton Llapi.info.

Nënshkrimi është bërë në zyrat e rrjetit të OJQ-së, Demokracia Fillon Këtu.

Më poshtë komunikata e plotë:

Sot ne zyrat e Rrjetit Demokracia Fillon Këtu-DFK, kemi nënshkruar deklaratat e zotimit për qeverisje të mirë me kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës z. Naim Fetahu nga Partia Demokratike dhe Lëvizjës Vetëvedosje z. Shpejtim Bulliqi.
Me qëllim ngritjës së transparencës de llogaridhënies para qytetarëve dhe vendosjës së një praktike më të mirë të bashkëpunimit më shoqërinë civile në Podujevë, shoqëria civile ka kërkuar nga kandidatët që marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që të nënshruajnë një deklaratë zotimi për:

Bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) dhe Medias;
-Në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe monitorimit;
-Publikimin periodik të shpenzimeve, në kategori dhe nën-kategori buxhetore;
-Në përfshirjen aktive të OSHC-ve në procesin e konsultimit publik të politikave dhe akteve komunale;
-Transmetimin e Mbledhjeve të Drejtorëve dhe Kuvendit Komunal;
-Publikimin e vendimeve, kontratave dhe akteve komunale.
-Avancim të barazisë gjinore dhe perkujdesja ndaj grupeve të margjinalizura;
-Gratë, do të udhëheqin së paku 30% të drejtorive komunale;
-Themelimi i mekanizmave për barazi gjinore bazuar në legjislacion;
-Rritja e pjesëmarrjes së grave në konsultim publik dhe buxhetimi i përgjegjshëm gjinor;
-Përfshirja e komuniteteve pakicë dhe personave me nevoja të veçanta në punësim;
-Sigurimi i qasjes fizike për personat me nevoja të veçanta në të gjitha institucionet dhe hapësirat publike;
-Financim i veçantë për organizatat e specializuara që ofrojnë shërbime sociale;
-Përkrahje e veçantë (subvencionim) për grupet e margjinalizuara;

Kjo deklaratë zotimi do të nënshkruhet edhe nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Nexhmi Rudari.

KomunikatëKandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës nënshkruajnë Deklaratën e Zotimit për qeverisje të mirëSot…

Gepostet von Rrjeti i OJQ-ve Lokale "Demokracia Fillon Këtu" am Montag, 9. März 2020