Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme në Graçanicë janë arrestuar tre serbë, pasi kanë kanosur pronarin e një mishtoreje.
Të arrestuarit sipas raportit janë ish-punëtorë të kësaj mishtoreje.
Njëri nga të dyshuarit në stacionin Policor ka kanosur edhe zyrtarin policor në detyrë. Me vendimin e Prokurorit ky i dyshuar ndalet në qendrën e mbajtjes, kurse dy të dyshuarit tjerë lirohen nga stacioni Policor.
Rasti po hetohet nga njësitet policore.