Një person pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë nga një i dyshuar dje në fshatin Ballofc të Podujevës, njofton Llapi.info.
Sipas PK-së, me urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë së dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
“Fsh. Balloc , Podujevë 31.07.2018-09:04. Viktima mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me arme zjarri nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./Llapi.info