Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 15:00 në Podujevë një person është kanosur me armë, raporton Llapi.info
Sipas raportit të PK-së, ankuesi pas një mosmarrëveshje në një kafiteri me të dyshuarin, ky i fundit ka nxjerrë armën-revolen nga brezi dhe ia ka drejtuar viktimës, por nuk e ka shkrepur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
“Podujevë 01.04.2019- 15:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në një kafiteri me të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, ky i fundit ka nxjerrë armën-revolen nga brezi dhe ia ka drejtuar viktimës por nuk e ka shkrepur dhe largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendimin e prokurorit iniciohet rasti”, ka njoftuar Policia./Llapi.info