Dje rreth orës 18:15 minuta në Qytetin e Podujevës, një person është kanosur verbalisht nga dy persona tjerë për shkak të një mos marrëveshje, shkaqet e të cilës nuk dihen, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës viktima mashkull ka raportuar rastin në polici se dy persona tjerë meshkuj e kanë kanosur atë verbalisht.

Deri më tani nuk është arrestuar asnjëri prej të dyshuarve. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin./Llapi.info