Policia e rajonit të Podujevës raporton se në 24 orët e fundit në fshatin Brainë të Podujevës ka ndodhur një kanosje, me ç’rast të dyshuarit kanë kanosur viktimen.

Të dyshuarit ende nuk janë gjetur. Për shkaqe të hetimeve lidhur me rastin, policia nuk ka dhënë informata tjera.

Poashtu, në fshatin Brainë të Podujevës ka ndodhur edhe një vjedhje, ku policia e rajonit të Podujevës raporton për vjedhje të kabllos së rrymës.

Në raportin policor për 24 orët e fundit, raportohet edhe për një vjedhje të biçikletës në rrugën “Besnik Restelica” në Podujevë.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 22 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info