Tre persona kanë marrë lëndime trupore dhe dy janë arrestuar për shkak të një konfilikti që ka ndodhur dje në orën 11:20 minuta në udhëkryqin “Skëndërbeu”, përkatësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”.
Policia e Podujevës njofton se shkak i konfliktit ishin linjat e transportit për në fshatin Dumnicë.
Të lënduarit kanë marrë tratmanin mjeksor dhe janë dërguar për në shtëpi, ndërsa, dy të arresutarit me urdhër të prokurorit janë duke u mbajtur në stacionin policor të Podujevës.
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 6 gjoba për kundërvajtje.
Po ashtu, policia e Podujevës njofton se ka bërë të gjitha pregaditjet për mbarvajtjen e festimeve për ndër të festës së 1 Majit./Llapi.info