Një kanosje mes dy fqinjëve ka ndodhur dje në rrugën “Haxhi Sadriu” në Podujevë.

Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur Policia e rajonit të Podujevës.

Ata nuk treguan për identietin e personave, duke thënë se policia është duke e hetuar rastin, nëse vërtet bëhet fjalë vetëm për kanosje apo për diçka më shumë.

Po ashtu, ata treguan për numrin e gjobave të shqiptuara për kundërvajtje gjatë 24 orëshit të fundit. Sipas tyre, në rajonin e Podujevës gjatë 24 orëshit të fundit janë shqiptuar 13 gjoba për kundërvajtje./llapi.info