Foto ilustrim

Sektorët e Antikontrabandës dhe Hetuesisë, sot në afërsi të Sllatinës, kanë ndalur një furgon dhe pas kontrollit janë ndaluar 75 pako cigare e llojit “Monus”, që të gjitha pa banderolë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës, i cili thotë se janë kapur gjithsej 750 mijë copë cigare të këtij lloji në lokacionin e lartcekur.

“Është kontrolluar edhe shtëpia e personit të dyshuar ku janë sekuestruar 83 pako*0.300 gr. duhan i grirë (gjithsejtë 24.9 kg) dhe 50 pako * 200 copë filtera për duhan (gjithsejtë 50 000 copë)”, thotë Stavileci, për Gazetën Express.

Është realizuar edhe një interviste lidhur me këtë rast dhe rasti është duke u proceduar sipas dispozitave në fuqi.

Ndërsa, shmangiet nga detyrimet e importit llogariten në rreth 45.000 euro.

Këto janë pamjet: