Dy persona falsifikuan dokumente në emër të Klinikës së Onkologjisë dhe asaj të Ortopedisë.

Kjo, kinse një pacient ka marrë pëlqimin e mjekëve të këtyre institucioneve, se ka nevojë për fonde për shërim, njofton Klan Kosova

Por dokumenti me emrin e vërtetë të një qytetari, por me sëmundje të rrejshme, ra në duart e njërit prej doktorëve, emri i të cilit u keqpërdorë në këtë skemë mashtrimi.

Ky i fundit, më pas njoftoi organet e rendit.

Në banesat e dy të arrestuerave janë konfiskuar dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një llaptop, më pas janë liruar në procedurë të rregullt.