Një akuzë nga deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, ndaj nivelit lokal në Podujevë, për mosvizitë të institucioneve në shkollat “Zahir Pajaziti”, në Brainë dhe “Jahë Hasani”, në Bervenik, ka ngjallur një debat me Drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu.
Fetahu teksa i komenton Zejnullahut në shkrimin e saj në “Facebook”, i thotë se nuk është e saktë akuza e saj se nuk po vizitohen këto shkolla për t’u përballur me sfidat nëpër të cilat po kalojnë.
E në përgjigjen e deputetes Zejnullahu, akuzohet drejtori Fetahu, si shpifës.
Në një moment i thotë se “nuk je duke komentuar në faqe të Bulliqit.