Policia e Kosovës, konkretishtë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë në Prishtinë, pas një hetimi disa mujorë, gjatë një operacioni të sukseshëm policor të ndërmarr sot me datë 24.01.2019; ka arrestuar tre (3) persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 50 kilogram sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, transmeton Llapi.info
Gjatë realizimit të operacionit policor sot më 24.01.2019, rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan (në fshatin Ponesh) Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin Mercedes me targa shqiptare, që drejtohej nga i dyshuari (F. Th.), i cili ishte së bashku me të dyshuarin tjetër (Xh. H.), të dy meshkuj me shtetësi shqiptare dhe pas proceduarve të kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një sasi prej mbi 52 kg, sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë.
Pas veprimeve të vazhdueshme operacionale taktike të njëjtën ditë (24.01.2019) rreth orës 19:30, në Gjilan (në parkingun e një qendre tregtare) është arrestuar i dyshuari i tretë (L. M.) me shtetësi serbe, i cili dyshohet se kishte për ta pranuar substancën narkotike të lartëcekur.
Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni si prova materiale ka sekuestruar:
Dy (2) vetura,
Katër (4) telefona celular,
Dy mijë (2000) euro para kesh dhe
Mbi 52 kg marihuanë,
Ndërsa, sipas vendimit të prokurori kompetent të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore./Llapi.info