Policia e Kosovës në Mitrovicë veri sekuestron mjete të rrezikshme që do të mund të përdoreshin për sulme ndaj Policisë duke rrezikuar jetën e policëve dhe qytetarëve.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovë me zyrtarët e saj dhe në bashkëpunim me qytetarët po punon në vazhdimësi me përkushtim dhe profesionalizëm në ruajtjen e rendit dhe garantimit të sigurisë së përgjithshme në gjithë territorin e vendit.

“Angazhime aktive të autoriteteve kufitare janë duke realizuar edhe në menaxhimin dhe kontrollin sa më efikas të kufirit shtetëror”,

Kështu, në rajonin Mitrovicë-veri, lagja e boshnjakëve, përballë shkollës së mesme teknike, Policia e Kosovës sot në orët e hershme ka pranuar informacione të rëndësishme nga qytetarët lidhur me fshehjen e disa gjërave (pajisjeve të rrezikshme) te dyshuara që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve apo paraqesin rrezik potencial për përdorim të tyre edhe ndaj personelit policor, si dhe pengimin në realizimin e detyrave ligjore.

Njësitet kompetente policore bazuar në informacione relevante pranuar nga qytetaret kanë ndërmarr veprime të menjëhershme hetimore dhe operative me ç ‘rast në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicë- veri, kanë realizuar një operacion kontrolli dhe aty kanë gjetur: tela gjembore të improvizuara (irige), bomba tymuese, municion dhe një uniformë. Vlen të potencohet se uniforma e gjetur sot është e ngjashme me uniformat që janë përdorur nga grupi terrorist në Banjskë në shtator të këtij viti.

“Veprime policore operacionale në teren ende po vazhdojnë me qellim të identifikimit të mjeteve tjera të dyshuara në mënyrë që të parandalohet rrëzikim nga to, i qytetarëve apo të parandalohet ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës qe po punojnë për ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë”