Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Pejë ka arritur që të identifikoj dhe sot të arrestojë një person i të moshës 20-vjeçare, cili dyshohet se në bashkëkryerje me dy persona tjerë kanë kryer një vjedhje të rëndë të shtunën e 23 prillit.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se vjedhja ka ndodhurnë rrugën ‘UÇK’ në Pejë, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në bodrumin e një ndërtese.
Sinjali mëson se ata kanë arritur që të vjedhin mjete të punës në vlerë mbi 1 mijë e 500 euro, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në shtëpinë e të dyshuarit pasi ajo u bastis nga Policia.
Në mesin e mjeteve të sekuestruara, është gjetur edhe një pistoletë dhe një karikator.
Si rrjedhojë, ndaj të dyshuarit përpos rastit ‘Vjedhje e rëndë’, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti tjetër ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.