Policia e Kosovës ka ndaluar një grua në pikën kufitare Vërmicë, e cila pas kontrollit nga zyrtarët e Policisë kufitare rezultoi se ishte pjesë e “Stop Listës”.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se pasi e njëjta kishte dorëzuar dokumentet, u ndalua nga policia si e dyshuar për veprën penale “shantazh”.
Sipas të njëjtave burime e dyshuara K.S., është ndaluar dje në orët e mëngjesit pasi kishte urdhër arrest nga Gjykata.
Lidhur me rastin, Sinjali mëson se gjyqtari i lëndës ka urdhëruar që të dyshuarës t’i konfiskohet dokumenti i udhëtimit dhe e njëjta të paraqitet nesër në Gjykatë.