Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për trajtim mjekësor jashtë vendit të ish kryeministrit, Bujar Bukoshit raporton zëri.info
Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se këto mjete do ndahen nga kategoria e mjeteve rezervë të shtetit.
“Qeveria ka mbuluar një pjesë, por ka mbetur edhe një pjesë, propozoj që ti ndahen edhe 30 mijë euro nga kategoria e mjeteve rezervë”, tha ai.
Me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim u miratua propozimi për ndarjen e mjeteve financiare për Bukoshin.
Kujtojmë se për ish kryeministrin Bukoshi u patën ndarë edhe 30 mijë euro të tjera nga buxheti shtetëror dhjetorin e vitit të kaluar