Kohëve të fundit janë rritur rastet e incidenteve që ndodhin në stadiumet në Kosovë, gjatë ndeshjeve të cilat luhen mes ekipeve të ndryshme, qoftë në futboll basketboll apo sporte të tjera.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje, në orët e pasdites, në stadiumin ‘Zahir Pajaziti”, në Podujevë, në minutat e fundit në ndeshjen mes KF Malisheva dhe KF Vushtrria.

Sinjali mëson se tifozët e këtij të fundit kanë thyer ulëset në tribunë dhe kanë dëmtuar edhe në njërën nga portat e stadiumit. Sipas informatave të para, vlera e dëmit të shkaktuar arrin në 5 mijë e 500 euro.