Federata e Karatesë së Kosovës (FKK), në një manifestim të organizuar ka zgjedhur laureatët e vitit 2019, njofton Llapi.info.

Në këtë organizim, me një fjalim të pranishmit i përshëndeti kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi.

“Një falënderim te veçantë për garuesit, trajnerët dhe prindërit e garuesve qe sot me punën dhe angazhimin tuaj kanë arrit rezultate shumë te mira si në arenat vendore dhe ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.

E në mesin e më të mirëve për vitin 2019 është zgjedhur edhe karateisti nga Podujeva, Bekim Hajdari.

Me këtë rast, Bekim Hajdari u është mirënjohës Federatës së Karatesë së Kosovës për besimin dhe vlerësimin, gjithashtu ai thekson se sukseset gjithmonë ia dedikon vendit të tij.

Hajdari, i cili është zgjedhur në mesin e më të mirëve, është pjesë e klubit të karatesë “Podujeva”./Llapi.info

Image may contain: 2 people