Skuadra e Llapit ka fituar mbrëmë Kupën e Kosovës, pasi ka mposhtur në penallti ekipin e Dukagjinit.Koha e rregulltë përfundoi me rezultatin 0-0, kurse vazhdimet u mbyllën poashtu me rezultatin e barabartë, por me gola (1-1).

Në penallti, skuadra e Llapit ishte më e saktë, me ç’rast fituan 4:3 dhe siguruar Kupën e parë në histori të klubit.

Kastriot Selmani, anësori i KF Llapit shprehet tejet i lumtur që është pjesë e historisë së klubit të Llapit, ndërsa thotë se më meritori për këtë arritje është Tahir Batatina, kryetrajneri i klubit nga Podujeva.


“Padyshim që është një privilegj dhe ndjenjë e papërshkruar të jesh pjesë e historisë pas 89 vitesh që është arritur falë punës së gjithë familjes ‘Batatina’ në veçanti trajnerit, Tahir Batatina”, tha fillimisht Kastriot Selmani për ‘GazetaBlic Sport’.

Selmani iu premtoi tifozëve angazhim në arenën ndërkombëtare.

“Ju premtojmë tifozëve tanë që në çdo ndeshje do ta japim maksimumin dhe shpresojmë që t’i përfaqësojmë sa më mirë dhe të shkojmë sa më lartë”, përfundoi Selmani.