Katër imamët kosovarë, Enes Goga, Mazllam Mazllami, Bedri Robaj e Idriz Ballabani si dhe Fuad Ramiqi, janë shpallur të pafajshëm. Gjykimi i katër imamëve dhe të Fuad Ramiqit kishte të bënte për vepra që lidhen me terrorizëm dhe thirrje për rezistencë.
Fuad Ramiqi, sipas aktakuzës, akuzohej se bëri thirrje për rezistencë.
Ndërsa, imamët Enes Gogën e Mazllam Mazllamin, Prokuroria i kishte akuzuar si kryes të mundshëm të veprës penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.
Dy imamët tjerë, Bedri Robaj e Idriz Ballabani akuzoheshin për veprën penale “Shtytje për kryerjen e veprimeve terroriste”./Express