Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 10:00 në Lupç të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident, sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, kanë qenë të përfshira tri vetura.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë marrë lëndime trupore. Te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 67 aksidente, prej tyre 22 kanë rezultuar me të lënduar./Llapi.info