Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.

Si pasojë e përplasjes së një veture, katër persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në  fshatin Vranidoll. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një veturë deri sa ishte në lëvizje  për shkaqe akoma të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar. Në këtë aksident janë lënduar katër persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Siç ka deklaruar Ahmeti, me rastin po merret njësiti i trafikut.

Bazuar në statistikat ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 37 aksidente, ku 16 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar.

Ndërkaq, për gjithë ata që kanë shkelur rregullat e trafikut, PK për 24-orë ka shqiptuar plot 1 mijë e 67 gjoba./Llapi.info