Nga Komuna e Podujevës sonte janë regjistruar edhe katër raste të reja pozitiv me COVID-19.
Epidemiologia Bedrie Rama për RTV Dukagjinin thotë se sot në Podujevë janë testuar 15 persona, përcjell Telegrafi.
“Personat e testuar janë familjarë te personit që kishte dalë pesë ditë më parë pozitiv me COVID-19 dhe staf mjekësorë. Dy nga të infektuarit e sotëm janë familjarë të personit në fjalë ndërsa dy të tjerë janë personel shëndetësorë që po ashtu janë raste kontakti të atij personi”.
Epidemiologia thotë se njëra nga dy personat e infektuar nga Podujeva ka qenë paciente e gjinekologut të infektuar pesë ditë më parë.
Rama thotë se mund të ketë raste të reja kontakti të katër personave që kanë rezultuar pozitiv sot.
Podujeva numëron gjithsejtë 9 të infektuar me COVID-19, ku njëri nga ta tashmë ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerë janë shëruar plotësisht.