Policia ka njoftuar përmes raportit ditor se në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të pengimit të personave zyrtarë.
Në katër raste të ndryshme janë arrestuar tre persona për sulm ose pengim ndaj personave zyrtarë.
Në rrugën “Shën Flori”, në Komunën e Lipjan mbrëmë është arrestuar i dyshuari, pasi që në një pikë kontrolli të veturave, duke mos i respektuar urdhrat i ka penguar zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një person tjetër është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat i ka penguar dhe i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Kamenicë është raportuar se një grua derisa ishte duke punuar, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër. Policia nuk ka raportuar për të arrestuar ndërsa ka theksuar se njësitet policore janë duk hetuar rastin.
Një person tjetër është arrestuar në rrugën “Qazim Berisha”, në Prizren, pasi që i njëjti gjatë një kontrolli rutinor e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore.
Polici ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.