Janë arrestuar katër persona nën dyshimin për vjedhje të rënda në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste në Klinë.
Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit kanë pranuar se në bashkëveprim kanë kryer vjedhjet.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar pesë televizorë të llojeve te ndryshme, një pompë uji, një motosharrë dhe dy fshesa elektrike.
Këto vepra penale kryesisht janë vjedhje të rënda dhe vjedhje të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Klinës me rrethinë.
Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen për të luftuar dukuritë negative kriminale brenda shoqërisë.