Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në orën 15:15 në kilometrin e parë të magjistrales Podujevë – Prishtinë, në afërsi të Hotel Besianës. Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur Policia e Rajonit të Podujevës.

Në aksidentin ku kanë qenë të përfshira tri vetura të tipit: Golf 2, Fiat (pick up) dhe një Fiat, tre meshkuj dhe një femër kanë mbetur të lënduar.

Llapi.info ka kontaktuar mjekun kujdestar të Qendrës Emergjente në Podujevë, i cili ka konstatuar se të lënduarit kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë duke u trajtuar në këtë qendër./Llapi.info

aksident 3

aksident 1

aksident 2