Raportet nga Turqia thonë se një person i armatosur ka vrarë katër njerëz në një universitet në pjesën veriperëndimore të këtij vendi
Agjencia shtetërore, Anadolu, tha se sulmi ka ndodhur në Universitetin Osmangazi, në qytetin Eskisehir.
Sipas burimit të njëjtë, sulmuesi është një hulumtues në universitet, ndërsa të vdekurit përfshijnë zëvendësdekanin, një sekretar dhe dy mësimdhënës.
Agjencia e lajmeve Dogan tha se policia ka kapur personin e armatosur.
Motivi i sulmit nuk është ende i qartë.