Foto ilustrim

Katër vëllezër nga “Ramush Lajqi” në Pejë, të cilët janë egjiptian, e kanë rrahur me grushte motrën e tyre vetëm pse ajo donte të martohej me të dashurin e saj e për çka ata e kundërshtuan, transmeton Koha.net.

Policia thotë se janë rrahur edhe ajo edhe i dashuri i saj, i cili është rom.

Të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar tretman mjekësor.

Katër vëllezërit fillimisht janë arrestuar nga policia, ndërsa pasi janë intervistuar, dy prej tyre janë liruar.