Leandra Selimi nga Mitrovica ka nevojë që urgjentisht të dërgohet për shërim jashtë vendit.
Katërvjeçarja vuan nga një sëmundje e rëndë e quajtur ATROFI SPINALE MUSKULARE që është sëmundje e patrajtueshme në Kosovë.
Shuma që nevojitet për trajtimin e vogëlushes është 200 mijë euro, deri tani janë grumbulluar një pjesë e të hollave, andaj duhen 35 mijë për tu mbushuar shuma e plotë për shërimin e vogëlushes.
Familja nuk ka mundësi ta sigurojë shumën e nevojshme financiare, prandaj kërkon ndihmën e atyre që kanë vullnet dhe mundësi të ndihmojnë.
Në fotografinë e mëposhtme mund të informoheni se si mund ta ndihmoni katërvjeçaren Leandra Selimi.