Tashmë rajoni i Podujevës do të ketë zyrtarisht kazermë ushtarake.
Sot janë vendosur edhe zyrtarisht ushtarët e FSK-së në fshatin Dumosh të Podujevës.
Llapi.info ka siguruar pamje të stacionimit të ushtarakëve në kazermën më të afërt kufitar me Serbinë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Kazerma do ta mbajë emrin e heroit “Zahir Pajaziti” dhe vendosja e ushtarëve në të u bë në nderim të ditëlindjes së Komandantit.
Kjo u bë e ditur nga këshilltari i ministrit Ejup Maqedonci, Abdullah Haziri.