Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë (KBI), ka anuluar programin e paraparë të mbahet në xhaminë “Dëshmorët e Kombit” në Balloc me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar- 28 Nëntorit, njofton Llapi.info.

Këtë organizim, këshilli së bashku me xhaminë “Dëshmorët e Kombit” kishte paraparë ta mbajë nesër për nder të Muajit të Mevludit dhe Ditës Kombëtare të 28 Nëntorit.

Anulimi i këtij manifestimi festiv vije si shenjë e solidaritetit me vëllezërit e motrat tona në Shqipëri, që u goditën rëndë nga tërmeti, që solli të vdekur, plagosur e rrënime të shumta.

“Këshilli i Bashkësisë Islame njofton gjithashtu që xhamia “Dëshmorët e Kombit’ respektivisht imami dr. Besim Arbanashi, që në shenjë solidarizimi e ndihme, ditën e premte më 29.Nëntor, shpall aksionin për grumbullimin e ndihmave humanitare në xhami dhe dhurim të gjakut. Aksioni fillon menjëherë pas namazit të xhumasë.. Ftoheni të mbështesim këtë aksion në ndihmë vëllezërve e motrave tona në shtetin Amë”, thuhet në njoftim./Llapi.info

No photo description available.