Zëdhënësi i Komisionit Evropian Carlos Martin Ruis de Gordehuela nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes se a do të mbahet një raund i ri i dialogut Prishtinë – Beograd, por vetëm tha se Brukseli është në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët dhe ne do të vazhdojmë bisedimet në Bruksel sa më parë që të jetë e mundur”, tha ai në një konferencë shtypi, transmeton Klan Kosova.