Në teatrin e qytetit të Podujevës “Avdush Hasani” është mbajtur “Ora e Agimit”, kushtuar ish-deputetit dhe kryetarit të Komunës, Agim Kikaj, në dyvjetorin e vdekjes së tij, njofton Llapi.info
Në këtë përvjetor, Forumi Rinor i LDK-së në Podujevë, ka organizuar manifestim letrar tradicional “Ora e Agimit”, organizim ky i cili është bërë nën përkujdesjen e kryetarit të LDK-së dhe kreut të Komunës, Agim Veliu.
Mirëpo, ky organizim nuk shkoi siç duhet. Kjo pasi që u ndal rryma kur në skenë po ftoheshin poetët letrarë, me të përfunduar fjalimin Agim Veliu.
U desh të pritej disa minuta që të KEDS-i të rikthej rrymën, përkundër vonesës së organizatorëve që të shfrytëzohej energjia alternative.
Ndryshe, në këtë përvjetor përveç të parit të Podujevës, Agim Veliu, pjesëmarrës ishin edhe familjarë të ish-deputetit Kikaj, sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, poetë e qytetarë të tjerë.
Kujtojmë, kryetari i Podujevës, Agim Veliu së bashku me familjarët e të ndjerit Agim Kikaj, anëtarët e strukturat e LDK-së dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë homazhe te varri i Kikajt në fshatin Lupç të Poshtëm./Llapi.info