Jo rrallë herë qytetarët ankohen për mungesë të energjisë, prishje e probleme të tjera, për të cilat askush nuk jep përgjegjësi nga KEDS-i.
Ndërkaq, për vetëm një cent borxh, kompania me aksionar turq, KEDS, ia ka shkyçur rrymën një qytetari.
“I nderuar konsumator, borxhi juaj për energjinë elektrike të shfrytëzuar në vlerë prej: 0.01€ nuk është paguar brenda afatit të pagesës, prandaj jeni të shkyçur në ormanin elektrik”, është njoftimi që kjo korporatës i ka dërguar një qytetari.
Edhe më parë është raportuar se KEDS-i ka ashpërsuar inkasimin e mjeteve, ku për pak para borxh menjëherë u ka shkyçur rrymën qytetarëve.