KEDS ka njoftuar se të gjithë konsumatorëve të vet pa dallim do iu shpërndajë njehsorët elektrikë falas me rastin e lidhjeve të reja. dhe se asnjë konsumator nuk ka nevojë ta blejë  e as ta montojë atë.

“Instalimi i njëhsorëve bëhet nga ekipet e specializuara të KEDS-it. Prrandaj, KEDS apelon që t’i shmangni individët joprofesional dhe pa specializime përkatëse në vëndosjen e tyre. Me Ligjin për Furnizim me Energji Elektrike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, në këtë rast KEDS, është pronar dhe përgjegjës i aseteve deri tek pika përfundimtare matëse”.

“Prandaj, që të mos krijohen shpenzime të dyfishta, të gjithë konsumatorët që e kanë përfunduar ndonjë objekt banimi, apo kanë filluar ndonjë aktivitet apo bizns, ku nevojitet lidhje e re, përvec atyre që kanë fuqi instaluese mbi 15 kW, të bëjnë kërkesë në KEDS për orë”.

Kjo kompani bën me dije se në kohën më të shkurtër të mundshme do t’i pajisë konsumatorët me njehsorë, të cilët janë pajtim të plotë me Ligjet e Shteti i Kosovës dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta ndërkombëtare.