Pas vendosjes së shtyllave të betonit për rrjetin energjetik në Podujevë, KEDS-i ende nuk e ka bërë plotësisht zhvendosjen e tij për t’i larguar shtyllat e drurit, shkruan Llapi.info.

Kjo gjë po shkakton probleme në trotuaret dhe lagjet e qytetit pasi që nga dy shtylla po bllokojnë trotuaret.

Komuna e Podujevës e ka bërë përgjegjëse KEDS-in duke thënë se është duke monitoruar dhe duke bërë presion që projekti i vendosjes së shtyllave të betonit të përfundojë sa më parë.

“KEDS-i e ka informuar Komunën se me përfundimin e vendosjes së shtyllave të betonit fillojnë më zhvendosjen e shtyllave të drurit dhe heqjen e rrjetit të vjetër
Komuna është duke monitoruar realizmin e projektit dhe duke bërë presion që projekti të përfundojë sa më parë.”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Llapi.info ka kontaktuar zëdhënësin e KEDS-it Viktor Buzhalën i cili tha se “Ato shtylla nuk janë të rrezikshme ato i ndërrojmë, shumë shpejtë do të ndërrohen. Ndoshta ka pasur ndonjë ankesë dhe kontekste pronësore.”,  ka thënë ai.

Shtyllat e betonit në Komunën e Podujevës kanë filluar të vendosen vitin e kaluar, kështu duke i vendosur edhe matësit e energjisë elektrike në to.