Dueli mes KEK-ut dhe Llapit do ta hapë stinorin pranveror të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Kjo ndeshje do të luhet të premten prej orës 13:30 në stadiumin “Agron Rama” të Obiliqit dhe i takon xhiros së 18-të.
Kjo është ndeshja e vetme e Superligës që luhet të premten derisa të shtunën, në të njëjtën kohë janë në program dy ndeshje të tjera: Ballkani – Drenica dhe Ferizaj – Trepça ’89. Derbi kryesor i kësaj xhiroje do të zhvillohet të dielën mes Dritës dhe Gjilanit (13:30).
Xhiroja e 18-të do të përfundojë të hënën me dy ndeshjet e tjera, Flamurtari – Prishtina dhe Liria – Feronikeli.
Skuadra e Prishtinës është kampione vjeshte me 40 pikë të grumbulluara, një më shumë se Feronikeli që zë vendin e dytë./Llapi.info