Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi e ka cilësuar si absurd dënimin në vlerë prej 1 milion e 300 mijë euro nga Agjensia Kosovare e Privatizimit lidhur me mospërmbajtjen e kontratës për firmën “Famipa” nga Prizreni.

Ai ka thënë për Klan Kosovën se nuk është në rregull të dënohet me një shifër kaq të madhe dhe se dënimi në fjalë ka ndodhur tri vjet pasi ka përfunduar kontrata.

Vendimi për këtë dënim është marrë në mbledhjen e bordit të drejtorëve të AKP-së, e para me përbërjen e re pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës.

Kelmendi, në vitin 2011 bleu nga AKP, fabrikën “Famipa” në Prizren, një prej ndërmarrjeve më të njohura në kohën e ish-Jugosllavisë,