Shkruan; Adem Ajvazi

Këngëtarët me Nam nga Llapshtica e Poshtme
Tre breza i kënduan trimave të Llapit dhe Gallapit.

Adem Kamerolli lindi më 1844 në fshatin Llapshticë të Poshtme. Ai ishte analfabet, por ia doli të këndojë këngë folklorike nëpër fshatrat e Llapit, Gallapit dhe më gjerë. Këngët e tij i përcillte me çifteli. Adem vdiq në vitin 1951 në Llapshticë të Poshtme dhe ua la trashëgim djemve të tij, Hasanit dhe Jakupit.

Hasan Kamerolli lindi në Llapshticë të Poshtme në vitin 1913. Ai e trashëgoi pasionin për këngën nga babai Ademi. Bashkë me vëllanë e tij, Jakupin, filluan të këndonin që nga viti 1939 dhe vazhduan deri në vitin 1979. Këngët e tyre i përcillnin me çifteli dhe sharki. Hasan vdiq në vitin 1990.

Jakup Kamerolli lindi më 1920 në Llapshticë të Poshtme. Ai ishte biri i Ademit dhe vëlla i Hasanit. Jakupi këndoi në duet me Hasanin nga viti 1939 deri në vitin 1979, duke trashëguar kështu artin e babait të tij. Një nga këngët më domethënëse që kënduan ata ishte ajo për Mustaf Blakun, luftëtarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Jakupi vdiq në vitin 1995 në Llapshticë të Poshtme.

Mehmet Bashota lindi më 1922 në Llapshticë të Poshtme. Ai kishte kryer katër klasa të shkollës fillore në gjuhën serbe. Mehmet këndoi në duet me Ramadan Muçiçin dhe Sabit Bashotën, duke përdorur sharkin për shoqërimin muzikor.

Sabit Bashota lindi më 1942 në Llapshticë të Poshtme. Ai gjithashtu kishte kryer katër klasa të shkollës fillore në gjuhën serbo-kroate. Sabiti këndoi në duet me Mehmet Bashotën dhe Ramadan Muçiçin, dhe më vonë jetoi në Gjermani.

Këta artistë kanë kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e traditës muzikore shqiptare, duke i dhënë zë historisë dhe kulturës.