Policia e Kosovës njofton se dje në ora 17:30 në pikë-kalimin kufitar në Merdar ka arrestuar një të dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka prezantuar dokumentacionin e veturës që nuk përputhej me target e veturës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti në kalimin kufitar ka prezantuar dokumentacionin e veturës i cili nuk përputhej me targat e vendosura në veturë. Me vendim të prokurorit vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Llapi.info