Një person ka ndërhyrë sot gjatë aksionit të mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ku ka kërcënuar Pajtim Balaj aktivist të LVV në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Gazetari i Llapi.info i cili ishte në vendin e ngjarjes ka arritur ta kap momentin kur personi shtyhet me fjalë me Nexhmi Balaj, ish zyrtar në Podujevë, biri i të cilit është aktivist i vetëvendosjes.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjes Pajtim Balaj tha për llapi.info se personi iu kishte kërcënuar duke i thënë që t’i largohej nga rruga përndryshe do ta tërhiqte zvarrë. Ndërsa në atë moment, babai i tij, Nexhmi Balaj kishte reaguar duke u kacafytur me personin, identiteti i të cilit nuk dihet.

Personi sipas dëshmitarëve është zyrtar i komunës së Podujevës.

Ndërsa, për tu qetësuar situate është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Më shumë mund t’a shihni në video: